4. Trashëgimia
historike & kulturore


Ka Tirana identitet? Po, por me këto kulla që po e mbysin qytetin çfarë po ndodh me këtë identitet?
Sa vende me vlerë historike vazhdojnë të eksiztojnë dhe të ruhen?

Ruajtja e IDENTITETIT të Tiranës është prioritare sot më shumë se kurrë me ndërtimet e pafundme të reja të pa planifikuara mirë që janë bërë dhe po bëhen në kryeqytetin tonë.

- Përgatitja e Hartës së Trashëgimisë së Tiranës, për të evidentuar mozaikun e vlerave arkitekturore, që duhet të mbrohen, restaurohen dhe jetëzohen – nga shtëpitë e muret e qerpiçit qindvjeçar, tek vilat elegante dhe deri tek rrugica, që ende ruajnë tiparet e Tiranës së hershme.

- Referendumet lokale për çështjet me rëndësi.

- Aplikimi i parimit të transferimit të densitetit të ndërtimit, me qëllim inçentivimin e ruajtjes së trashëgimisë dhe mosdiskriminimin e komuniteteve autoktone nga dobitë potenciale të zhvillimit të pronës.

- Ngritja e Muzeut të Historisë së Tiranës, në shërbim të edukimit të brezave të rinj & si një atraksion i spikatur turistik i Kryeqytetit.

Lexoni faqen time wikipedia