Po aq e rëndësishme sa TRANSPARENCA se si merren dhe përdoren fondet, taksat dhe tenderat e Bashkisë, është edhe EFIÇENCA se ku po shkojnë këto fonde të mbledhura.
Kjo duhet të jetë e aksesueshme 24/7 për 365 ditë, nga të gjithë qytetarët, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi rezultat sipas parimit tonë Transparencë & Efiçencë.
- Krijimi i aksesit për qytetarët 24/7, në 365 ditë të vitit, nëpërmjet sigurimit të komunikimit online 24/7 për çdo qytetar, që kërkon të raportojë një problem, apo të aksesojë buxhetin dhe përdorimin e tij nga Bashkia, si dhe çdo aktivitet të Bashkisë.
- Tenderimi i hapur për çdo kompani të interesuar për të bërë biznes me Bashkinë. Kjo proçedurë mjaft e kritikuar, duhet të pësojë një NDRYSHIM substancial, në respektimin e proçedurave të hapura, sipas ligjit. STOP TENDERAVE me DYER të MBYLLURA.
- Tenderimi i hapur i lejon çdo qytetari të interesuar të marrë informacion për proçedurën. Pasi përzgjidhet kompania, brënda 2 javëve Bashkia bën verifikim të punëve të kryera nga kompania fituese. Vetëm pas kësaj, mbyllet proçedura e përzgjedhjes përfundimtare e kompanisë fituese. Në të kundërt, vazhdohet me kompaninë në rradhë të selektuar.
- Monitorim serioz nga ana e Bashkisë, gjatë kryerjes së punimeve nga ana e kompanisë së kontraktuar.
- Përmirësimi i Formave të llogaridhënies të çdo Drejtorie, për një transparencë të plotë me qytetarët.
- Akses i plotë i qytetarëve për projektet e investimit dhe zhvillimit, që kryen Bashkia në çdo sektor.