Ndër vite kam investuar për Tiranën, me përkushtim, profesionalizëm e integritet në dobi të komunitetit dhe me alternativa konkrete për zgjidhjen e problematikave të ndryshme, duke marrë në vazhdimësi mbështetjen dhe vlerësimin, si të pacientëve, kolegëve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mi.
Me një histori të gjatë prej brezash kam zgjedhur që, edhe pas mjaft eksperiencave jashtë, rrugëtimin tim ta vazhdoj në qytetin e lindjes.
Edhe si politikane dhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë, jam zgjedhur dhe kam investuar në Qarkun e Tiranës.
Modeli që unë ofroj është një model ndryshe, një model bashkëkohor, një model që ka në qendër të vëmendjes qytetarin dhe vetëm qytetarin.
Do jem zëri i çdo banori, zëri i problematikave, që duhet të adresohen dhe zgjidhen në mënyrë efikase nga Bashkia e Tiranës.
Njohjet e mia me ekspertë, politikanë, drejtues të fushave të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, më japin përvojën dhe mundësinë më të mirë, për një administrim dhe vendimarrje efikase për Kryeqytetin.
Unë e di, që për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Tiranën, duhet një ekip i madh grash dhe burrash, me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, që e duan Tiranën dhe janë të gatshëm të bëjnë më të mirën për të.