LP web-lowsize

Kush jam unë?


Lajla Pernaska, është lindur e rritur në Tiranë. Arsimimi filloi tek shkolla 8-vjeçare Mihal Grameno, më tej në Gjimnazin “Ismail Qemali” (Medalje e Artë) dhe u diplomua me rezultate të larta për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Në vitet 1989-1993 bëri specializim për Pediatri të Përgjithshme, në Universitetin Paris V, në Francë. Diplomohet në Universitetin e Lorraine për “Shëndetësinë & Zhvillimin”. Bëri studime Master për Integrimin Europian në Universitetin e Tiranës.

Dha një kontribut në zhvillimet demokratike në vend, duke u angazhuar me Reformën e Shëndetësisë, si Këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë. Gjithashtu angazhohet në jetën politike, si mbështetëse e PD, që nga zgjedhjet Parlamentare të vitit 1996.
Përfshihet si aktiviste me lëvizjen për përmirësimin e statusit të gruas dhe barazisë gjinore në vend, duke drejtuar Federatën e Gruas Shqiptare. Punon si konsulente me PNUD, OBSH, UNICEF, si edhe Koordinatore Kombëtare e Gender-Task Force të Paktit të Stabilitetit.
Më 2005 dhe 2009 fitoi 2 herë mandatin si deputete në Qarkun e Tiranës, duke garuar në Njësinë nr. 2 në Tiranë.
Si anëtare e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës (Council of Europe), u zgjodh Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë & Çështjeve sociale në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës PACE, (e vetmja shqiptare deri më sot në këtë pozicion), anëtare e Komitetit drejtues dhe Byrosë parlamentare. Në grupin politik të Partive Popullore Europiane (PPE), u zgjodh Zv.Presidente e këtij grupi.
Vazhdon aktivizmin civil, si eksperte/ trajnere e barazisë gjinore dhe integrimit europian, konsulente e “Prospect Albania”, anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave.

Në zgjedhjet vendore 2023, garon si kandidate për Kryetare e Bashkisë Tiranë.

Mëso më shumë

CV e Lajla Pernaska

Transparencë totale mbi një CV unike dhe të pasur me historik suksesi ndërkombëtar.

CV LAJLA PERNASKA
  • cms icon

    Profesionalizëm

  • cms icon

    Reputacion Ndërkombëtar

  • cms icon

    Historik Suksesi në Këshillin e Europës

  • cms icon

    Historik Suksesi në Parlamentin Shqiptar

  • cms icon

    Eksperiencë e vyer

Më shumë rreth meje

Arritja ime
më e madhe

Eksperianca ime në
Këshillin e Europës

Origjina e familjes sime

Pak histori nga origjina e familjes sime. Realitet, traditë qytetare Tiranase e trashëguar në breza.

web _onus90-photos-kolazh-baner

Faleminderit!

Ju falenderoj që i hodhët një sy profilit tim elektoral dhe programit për TIRANËN e vlerave

Tani hajde të mblidhemi të gjithë së bashku dhe ti japim forcë vlerave për kryeqytetin tonë të dashur!
Sot më shumë se kurrë.

avatar 4Bashkohu me skuadrën tonë!

Lexoni faqen time wikipedia