Mëso më shumë për mua
duke lexuar CV-në time

LP PARA-coe

LAJLA PERNASKA
curriculum vitae

LP%20PARA%20parlflyer LP-1-fushata%20web


PËRMBLEDHJE E KUALIFIKIMEVE



• Zgjedhur DEPUTETE e Kuvendit të Shqipërisë, Legjislativi XVII (2005) dhe XVIII (2009), në Qarkun e Tiranës.

• Zgjedhur në poste EKZEKUTIVE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) dhe ZËVENDËS PRESIDENTE e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP), Këshilli i Europës.

Eksperte me përvojë për kuadrin ligjor, politikëbërjen, si dhe hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve që fokusohen në të drejtat e njeriut, çështjet politike, sociale dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, barazinë gjinore dhe shëndetin publik.

Drejtuese dhe koordinatore e proçeseve reformuese në vend, duke hartuar strategji dhe politika kombëtare (që nga viti 1995).

Eksperte e specializuar për çështjet gjinore, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut dhe politikat/programet e zhvillimit (që nga viti 1996).

• Me njohuri të thella në lidershipin politik, organizimin dhe menaxhimin e fushatave elektorale.

• Përvojë e gjerë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare duke përfshirë Këshillin e Europës (CoE), Komisionin Europian, UNDP, Kryqin e Kuq Zviceran, UNICEF, USAID, BANKA BOTËRORE dhe OBSH, ndër të tjera.

• Me përvojë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare.


EKSPERIENCË PROFESIONALE


2022 Trajnuese për të Rejat në Politikë, në projekte të ndryshme (EDM, OSBE)

2021 Pjesëmarrëse në programin “Gratë & Zhvillimi i Qëndrueshëm", Expo Dubai 2020

2020 Drejtore e Programit, OJF “Prospect Albania”

2017–2020 Ambasadore e markës ONUS, Produkte të Qëndrueshme, Artizanale & Inovative, Tiranë, Shqipëri

2014–2017 Këshilltare, OJF  “Rrjeti i Grave Millenium”, Tiranë, Shqipëri

2005–2013 Deputete, Kuvendi i Shqipërisë

• Anëtare e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë

• Anëtare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale

• Kryetare e Nënkomisionit për Barazi Gjinore dhe Çështje të të Miturve

• Anëtare e delegacionit të përhershëm shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (KE)


Këshilli i Europës:

• Kryetare e Komitetit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Këshilli i Europës, 2008

• Përfaqësuese e Këshillit të Evropës për programin europian kundër dhunës me bazë gjinore

• Nënkryetare e Nënkomitetit për të Miturit, Këshilli i Europës, 2009

Zëvendës Presidente e PPE (Partitë Popullore Europiane), Këshilli i Europës, 2009 -2013



Iniciativat ligjore:

• Përgatitja e ligjit “Ndalimi i përdorimit të alkoolit për të miturit”, 2006

• Bashkë-autore e disa ligjeve për çështjet shëndetësore dhe sociale, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, duke përfshirë kuotat gjinoreKodin Zgjedhor

2005 Konsulente, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Reforma Shëndetësore në Shqipëri

2004 Konsulente, Projekti i Zhvillimit të Komunitetit, Banka Botërore, Tiranë, Shqipëri

2003 Menaxhere e projektit Kombëtar Gratë në Lidership, PNUD, Tiranë, Shqipëri

2002–2004 Grupi i Punës i Rrjetit Antikorrupsion të Shoqërisë Civile, MSI-USAID, Tiranë, Shqipëri

2003 Projekti “Anketa e praktikave korruptive në sektorin e shëndetësisë”, MSI- USAID

2002 Konsulente Kombëtare e UNDAF – UNDP, Tiranë

2002 Anëtare e Komitetit Drejtues, Konferenca Kombëtare për Rolin e OJQ-ve në Shqipëri, financuar nga Ambasada e SHBA, Tiranë

1999–2002 Koordinatore Kombëtare për programin e Paktit të Stabilitetit, 'Gratë mund t’ja arrijnë’, Shqipëri

1996–1997 Shefe e Shërbimit Ambulator, Ministria e Shëndetësisë, Tiranë, Shqipëri

1995–1997 Grupi i Punës për Reformën Shëndetësore, Tiranë, Shqipëri

1996 Koordinatore për investimin e Kryqit të Kuq Zviceran në Maternitetin e Fierit

1995–1996 Këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë, Tiranë

1989–1994 Mjeke e jashtme, spitalet Saint Vincent de Paul dhe Necker l’Enfant Malade, Paris, Francë

1986-1989 Mjeke, Instituti i Pediatrisë, Tiranë




ARSIMI


• Studime Europiane (Master), Universiteti i Tiranës, Shqipëri, 2005 – 2007

• Diploma e Politikave të Shëndetit dhe Zhvillimit (DIS), Universiteti De Lorraine, Nancy, Francë, 1998 – 2000

• Pediatria e Përgjithshme (ES), Universiteti “Rene Descartes”, Paris, Francë, 1989 –1993

• Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri, 1985

• Shkolla e Mesme e Përgjithshme ‘Ismail Qemali’, Tiranë (Medalje Ari), 1980



TRAJNIMET


• Qeverisja e Mirë dhe Demokracia, Instituti i PHM, Athinë, Janar 1996

• Menaxhimi i Shëndetit në Komunitet, Shkolla Kanadeze e Shëndetit Publik, Janar 1997

• Barazia Gjinore dhe Standardet Demokratike, Kopenhagen, Malmoe, Gusht 1998

• Gratë në udhëheqje, Izrael, Tetor 1998

• Të drejtat e grave, ILO, Prill 1999

• Gratë për Zhvillim të Qëndrueshëm, Zyrih, Zvicër, 1999

• Trafikimi me qenie njerëzore, Strasburg, Francë, Prill 2000

• Të drejtat e grave, "Columbia University" , New York, Qershor 2000

• Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, OKB, New York, Mars 2002

• Praktikat Antikorrupsion, World Vision, Bullgari, 2004

• Gratë në Politikë, Programi Ndërkombëtar i Vizitorëve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Washington DC, Gusht – Shtator 2004

• Programet e Shkëmbimit Parlamentar në SHBA, (IRI 2006), Mbretëria e Bashkuar (2007) dhe Gjermani (2008), ndër të tjera


PROGRAME / STRATEGJI KOMBËTARE


• Anëtare e grupit të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2006-2010.

• Organizoi Programin Kombëtar “Mënyrë Jetese e Shëndetshme për të Rinjtë”, duke zbatuar Ligjin për “Ndalimin e Alkoolit dhe Pirjes së Duhanit për të Miturit”, mbështetur nga UNICEF, 2008-2011.


AFILIACIONET E ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE


• Anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave, me seli në Zvicër. Përfaqësuese në Këshillin e Europës 1998-2005 dhe në vazhdim, anëtare që prej 2022.

Këshilli Ndërkombëtar i Grave, 1998 – 2005.

• Përfaqësuese e Task Forcës gjinore e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, 2000–2003.


EKSPERIENCA ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE


OJF  “Union Gender & Development” (Federata e Gruas Shqiptare), 1997 - 2005

• Rrjeti i Grave Millenium (2014-2017)

OJF “Prospect Albania” (që prej 2019)


PUBLIKIMET


• Botoi disa artikuj dhe analiza opinionesh në shtypin e shkruar mbi çështjet sociale, shëndetësore, rinore, gjinore dhe politike.


Librat:


1. Autore, “Antistres", 2022 (ribotim)

2. Autore, "Studim mbi gratë në politikë", 2003

3. Autore, "Gratë Shqiptare dhe Programi i Paktit të Stabilitetit", 2001

4. Autore, "Gender Balance & Democracy", 2000

5. Bashkëautore, Platforma Kombëtare për Veprim (Pas-Pekini) “Gruaja, Familja, Shoqëria” mbështetur nga UNDP, 1997

6. Autore, "Për fëmijën tuaj", 1996


Email: info@lajlapernaska.com

LP Banner-wide-line-web-hearts

Lexoni faqen time wikipedia